Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

30 vjet në karabinë! Fillon faza e dytë e ndërtimit të spitalit të Kërçovës, s’ka afate konkrete

Zhurnal Ads

Kërçovë, 13 janar – Zhurnal.mk – I lënë pas dore me vite të tëra, është përmendur vetëm për fushatë parazgjedhore dhe më pas është lënë në harresë, ky është spitali i Kërçovës i cili ka qenë në fazën karabinë më shumë se 30 vjet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe qëndroi në Kërçovë për të lajmëruar fazën e dytë të ndërtimit të këtij spitali të shumëpritur për kërçovarët. Zyrtarët nuk dhanë afate konkrete për realizimin e kësaj faze.

“Fillojnë me punë edhe punëtorët në spitalin e ri fillon faza e dytë, ne e lajmëruam para disa muajve dhe me përfundimin e fazës së dytë ne e rrumbullakësojmë procesin e përgjithshëm”, tha Filipçe.

Ministri paralajmëroi edhe instalimin e kompjuterit tomografik, i cili do të sillet pas disa muajsh.

Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari tha se ky është një projekt madhor për kërçovarët dhe se shpreson që pritjeve të gjata për këtë spital u vjen fundi.

“Lajmi më i mirë është vazhdimi i ndërtimit të spitalit të qytetit, dhe unë këtë e vlerësoj si punën më të mbarë që ndodh në qytetin tonë”, tha Dehari.

Këto komente u bënë sot gjatë hapjes së Covid qendrës në Kërçovë e cila ka 48 shtretër dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kërçovës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment i juaj”, nënat me fëmijë të vegjël protestojnë kundër kthimit në punë

T E

Stojanovski: Thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm, nuk dmth shkarkim i Mickoskit

E.E.

Pendarovski mbështet iniciativën që sulmet ndaj gazetarëve të cilësohen si vepër penale

E.E.

Qeveria përcakton zv.kryeministrin dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve

Z H

LSDM: Mickoski vepron kundër shëndetit të qytetarëve

E.E.

12 viktima dhe 161 të infektuar të ri me coronavirus

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...