Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

30 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Sot në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 Shtatori, respektivisht 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës që morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë./KP/

Postime të ngjashme

Marko Gjuriq: “Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”

N E

Kurti dhe Shefi i EULEX: Aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsioni

N E

Kosovë: Vazhdon faza e parë e imunizimit

N E

Arbërie Nagavci: “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

N E

Lumir Abdixhiku tregon për vendimet që u morën në mbledhjen e kryesisë

N E

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën në arrtjen e objektivave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...