Agjencia Zhurnal.mk

300 pacientë të infektuar me covid janë të shtruar në spitale në gjithë vendin

Shkup, 27 shtator – Zhurnal.mk – Për momentin 300 pacientë pozitiv me korona virus, janë të shtruar nëpër spitale në gjithë Maqedoninë, informon Zhurnal.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 10 pacientë, ndërsa gjithsej janë të hospitalizuar 67. Në mbështetje me oksigjen janë 27 pacientë, ndërsa në respirator nuk ka asnjë.

Në spitalin e Kozles janë të hospitalizuar pesë fëmijë dhe tre nëna pozitiv me covid.

Në “8 shtatori” janë pranuar 3 pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 37 pacientë. Në respirator janë pesë prej tyre.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 18, në Shtip 44. Në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Strugë, gjithsej së bashku janë të hospitalizuar 166 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë të regjistruar 17483 të infektuar. Prej tyre, numri i të shëruarve është 14516, i të vdekurve 722 ndërsa për momentin rastet aktive në vend shënojnë 2245.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...