Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

301 raste dhe dy të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...