Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

306 ndërmarrje nuk u dhanë paga punëtorëve, DAP: Paralajmërim dhe bllokim të llogarive

Shkup, 4 shkurt – Të dhënat e fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë treguar se 9,6 milionë denarë i janë dhënë 13 mijë punëdhënësve për muajin dhjetor, si ndihmë financiare për mbi 60 mijë punëtorë. Nga kjo drejtori po ashtu treguan se shumë kompani akoma nuk kanë paguar pagat për punëtorët e tyre edhe atë për muajit prill dhe maj.

Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Sanja Lukarevska, potencoi se deri në përfundim të muajit shkurt, 306 kompani akoma nuk e kanë hedhur ndihmën financiare në xhirollogaritë e punëtorëve, me çka ndaj këtyre kompanive është lëshuar vërejtje dhe nëse edhe pas kësaj nuk reagojnë, atëherë sipas drejtoreshës Lukarevska, do të pasojë bllokim i xhirollogarive të kompanive. Ndërsa keqpërdorimet më të mëdha sipas saj kanë qenë të evidentuara në tregtinë me pakicë, në hotelerinë dhe në sferën e ndërtimtarisë.  

“Me gjendjen e fundit nga data 2 shkurt 2021, plot 306 punëdhënës të cilët kanë pranuar ndihmë financiare në shumën e përgjithshme prej 16 milion e 305 mijë denarëve, nuk e kanë plotësuar detyrimin për pagesë të pagave për 992 punëtorë.”,- tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Nga Sindikata e sektorit të turizmit dhe e hotelerisë pohojnë se lëshimi me kohë i pagave është shumë e rëndësishme për ruajtjen e vendeve të punës dhe apelojnë që këto masa ekonomike të kenë kontinuitet me qëllim që të parandalohen humbja e vendeve të punës dhe potencuan edhe njëherë se agjencitë turistike të cilat janë të licencuara dhe udhëheqësit turistik janë duke punuar me humbje.  

“Duke u gjendur në këtë situatë, kërkojmë nga Qeveria e RMV-së dhe nga Ministria e Financave që të vazhdohet me ndihmën ndaj udhëheqësve turistikë edhe në periudhën e ardhshme përmes grandeve të cilat ishin të siguruara në kohën e kaluar.”,- tha një përfaqësues i Sindikatës.      

“Kërkojmë që të shqyrtohet çështja e zmadhimit të kapaciteteve në autobusët. Nuk mundet që autobusët të udhëtojnë me 50 për qind kapacitet, ndërsa kompanitë e aviacionit udhëtojnë me 100 për qind kapacitet.”,- theksoi një përfaqësues i Sindikatës.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në muajin nëntor të vitit të kaluar në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 ka qenë më i ulët për 66 për qind. Ndërsa është vërejtur ulje e madhe e turistëve të huaj në vendin tonë edhe atë për 80 për qind.  

Postime të ngjashme

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...