306 pensionistë marin pensione prej 52 mijë denarëve

Shkup, 27 gusht – Sipas informatave të fundit nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, si pensionistë me pension më të lartë janë të regjistruar 1322 persona, ndërsa pensionet e tyre lëvizin nga 40,548 denarë deri në 57,992 denarë varësisht vitit kur kanë fituar të drejtën. Pjesa më e madhe ose 882 prej tyre janë me pension prej 42240 denarë. Në korrik të këtij viti ka patur 306 pensionistë me pension prej më tepër se 52630 denarë, informon Zhurnal.

 

Pensioni minimal lëvizë nga 9986 denarë deri në 12801 denarë, ndërsa këto shuma i marin 110809 pensionistë.

Në Maqedoni, 22653 persona kanë pensione mujore të cilat janë nën minimalen, gjegjësisht nën 9986 denarë.

Në pjesën më të madhe të pensionistëve ose 187183, në llogari u arrijnë pensione mes minimales dhe maksimales, respektivisht nga 12801 deri në 40548 denarë.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në korrik shënon 323369./Zhurnal.mk

Related posts

Vaksina ka mjaftueshëm, imunizimi funksionon shkëlqyeshëm

Z H

Edhe një muaj kthehet McDonald’s në Shkup?

D V

Nxënësit e shkollave ​​të mesme në Kërçovë rifillojnë mësimin me prani fizike

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More