Kosovë

“Kam provuar 10 herë të vetëvritem”, rrëfimi i trishtë i kosovares së dhunuar nga forcat serbe

Zhurnal Ads

Prishtinë, 21 nëntor, Zhurnal-ks – E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se si kishte provuar të vetëvritej pas dhunës që kishte përjetuar nga forcat serbe.

“Edhe pse kam qenë e shkolluar, mua ma kanë humbur edhe kujtesën edhe shkrim-leximin. Deri vonë nuk kam ditur as nënshkrimin ta shkruar. Në stacion më patën lidhur serbët e më thonin gjeje Adem Demaçin, a e keni dikë në UÇK? Pastaj më pyesnin serbisht për gjarprin, unë nuk e dija për kë është fjala, tash e di që ka qenë Thaçi”.

Tutje, ajo ka treguar se si pas përfundimit të luftës, ishte munduar dhjetë herë të bënte vetëvrasje.

“Dhjetë herë jam munduar të bëj vetëvrasje. E kemi pasur një bunar në oborr, dhjetë herë më ka zënë nëna duke dashur të kërcej. Sa herë doja të kërcej në bunar, e dëgjoja zërin e saj e si u kthejsha në shtëpi më thoshte ‘a ishe te bunari a?’. Sikur ia ndjente zemra se po ndodhte diçka”, ka thënë ajo.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka treguar se pas një kohe, vëllai i saj e kishte mbyllur bunarin që kishin pasur në oborr, për ta penguar të kryente vetëvrasje.

Postime të ngjashme

43 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

admin

Vetëvendosje i krahason numrat e viktimave të Covid-19 me ato të luftës

S.B.

Kosova hap pjesërisht shkollat/ Mësim i koordinuar: Dy ditë në shkolla, tre ditë online

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...