31 shoqata të qytetarëve kërkojnë debat publik në Kuvend për ligjet për mbeturina

Shkup, 8 korrik – Organizatat qytetare dhe institucionet e arsimit të lartë sot përmes një kumtese kërkojnë të anulohet leximi i dytë i Ligjit për menaxhim me mbeturinat dhe Ligji për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat e paketimeve, i caktuar për nesër në Komisionin kuvendor për çështje evropiane dhe paraprakisht të organizohet debat publik. Debati publik do të caktohet pas përfundimit të periudhës së pushimeve verore, me qëllim të pranisë së të gjithë faktorëve relevant.

 

Argumentet kryesore të paraqitësve të kërkesës janë se ligjet nga interesi i gjërë, direkt dhe thellë na prekin të gjithëve, sepse, potencojnë, çështjen e mbeturinave e jetojmë çdo ditë përmes deponive të pazgjidhura, të egra dhe të parregullta, mbeturinat e tepruara të cilat përfundojnë në to, plastika, gomat, mbeturinat e rrezikshme, djegia e tyre, ndotjen të cilën e bën në tokë, ujë dhe ajër, efekti negativ mbi ne dhe gjithë botën e gjallë.

“Për ligje të tilla Kuvendi është i obliguar të zbatojë debat publik dhe t’i marrë parasysh mendimet dhe propozimet”, citohet në kumtesë.

Më tutje potencohet se reagimet në opinion janë të fuqishme për dispozitën në Ligjin e propozuar për menaxhim me mbeturinat me të cilin, citohet, përsëri do të lejohet importi i mbeturinave si energjens, prejse pas presionit të fuqishëm publik ndalohet importi i tillë në ligjin e tanishëm vetëm vitin e kaluar. Këto reagime dhe kërkesa të deputetëve për të reaguar në këtë dispozitë, siç dërgojnë vërejtje, nuk hasën në dëgjim te përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve në Kuvend, pjesëtarët e partive politike nga shumica qeveritare.

Me ligjin e ri për menaxhim me mbeturinat, mbeturinat e rrezikshme do të ridefinohen dhe është e mundur ajo që sot është e ndaluar të importohet, digjet etj., të lejohet. Ridefinohen edhe kushtet për deponitë e mbeturinave të rrezikshme, i cili mund t’i themelojë dhe menaxhojë me ato. Kjo është çështje urgjente për qytetarët, duke e marrë parasysh numrin e madh të përvojave negative në këto fusha.

Organizatat qytetare, shoqatat e qytetarëve dhe institucionet e arsimit të lartë gjithsej 31, prej të cilave një numër i madh janë pjesë e Aleancës qytetarë për avokim dhe lobim “Sqaro gjithçka”, kanë dërguar letër deri te kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Arbër Ademi, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, deputetët në Kuvend, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, të anulohet leximi i dytë i ligjeve. Ata kërkojnë të organizohet debat kuvendor publik ku, siç qëndron, opinioni ekspert dhe shoqatat qytetare mund t’i nxjerrin mendimet dhe propozimet e tyre për ndryshim dhe përmirësim të ligjeve.

Nënshkruesit e kërkesës janë: O2 Iniciativa, Instituti për Studime Elektronike (ISE), Front 21/42, Art point-Gumno, Eko Dolina-Novo Sellë, Zdrava Kotlina – Strumicë, E dua Vodnon, Qendra për zhvillim dhe përparim të jetës publike – Tetovë Qendra kombëtare rome – Kumanovë, Romsko Jato – Manastir, Ohër SOS, Qendra për analiza ekonomike (CEA), Shoqata e grave të biznesit, Shoqata gjeografike rajonale GEOSFERA – Manastir, Ekovita – Negotinë, Vila Zora – Veles, Lëvizja e ekologjistëve të Maqedonisë, Shoqata për mbrojtje të kafshëve dhe mjedisit jetësor E.D.E.N., Koalicioni rural – Kumanovë Eko-logik Qendra për menaxhim me Njohuritë, Gou grin, Spas za nas – Gjevgjeli, Qendra për hulumtime dhe krijim të politikave, ÇEIJNXHMEJKERS – Gjevgjeli, Qendra qytetare për zhvillim të qëndrueshëm – Kriva Pallankë, Instituti i gjelbërt, Fakulteti i shkencave të pylltarisë, arkitekturës së peisazhit dhe ekoinzhenering “Hans Em”, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, Water4changes – Ujë për ndryshime, Global Shapers Skopje Hub dhe Eko Gerila – Tetovë.

Related posts

Spasovski: Qytetarët nuk harrojnë se SHBA-ja ka qenë me ne edhe kur jemi përballur me sfida edhe kur kemi arritur suksese

R Zh

Fillon asfaltimi i rrugës së Bojanës

D V

QMK: Gjatë fundjavës së kaluar janë lokalizuar dhjetëra zjarre

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com