Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni Temë

350 të pastrehë në Maqedoni/ Të pafat apo viktima të keqmenaxhimit të shtetit !?

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Në vendin tonë nga 1 marsi ka filluar regjistrimi i popullsisë. Në rend të parë janë regjistruar të pastrehët, të burgosurit si dhe aktualisht po regjistrohet edhe mërgata.

Shtetasit e Maqedonisë që banojnë këtu, do të regjistrohen duke filluar nga 1 prilli. Regjistrimi zgjatë deri më 21 prill, shkruan Zhurnal.

Nga rezultatet e regjistrimit për banorët e pastrehë, siç njoftoi dje ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska, aktualisht në vend ka rreth 350 persona që nuk kanë një kulm mbi kokë, respektivisht nuk kanë shtëpi të veten apo nuk mund të paguajnë qera për të banuar.

Andaj këto persona, kanë ngelur në mëshirën e shtetit, nëse shteti do t’i sistemojë ata në një vend të caktuar. Në Shkup, personat e pastrehë, janë sistemuar në barakat në fshatin Çiçino, në hyrje të Gërçecit, si dhe në Vizbeg.

“Regjistrimi i të pastrehëve ka përfunduar. Janë regjistruar të gjithë që janë vendosur në ato objekte, për të cilët MPPS ka krijuar kushte së bashku me ESHS. Numri i parë është rreth 350 persona, aq ishte dhe parashikimi ynë sipas njohurive, duke filluar nga Vizbegu, Fshati Çiçino, dmth ka përfunduar ky proces i regjistrimit”, tha ministrja Jagoda Shahpaska, njofton Zhurnal.

Sipas ministres, këto shifra janë të rëndësishme për krijimin e politikave të duhura nga fusha e mbrojtjes sociale të qytetarëve.

Por a është i lartë numri prej 350 personave të pastrehë në një shtet me 2 milion banorë.

Profesori universitar, sociologu Ali Pajaziti, në një prononcim për Zhurnal shprehet se kjo shifër nuk është tejet shqetësuese duke marë parasysh shifrat që janë publike për vendet tjera të rajonit dhe botës.

Siç shprehet Pajaziti, të pastrehë ka pothuajse në çdo cep të botës, madje statistika shqetësuese ka më tepër në Serbi, ku ka rreth 20 mijë të pastrehë, në Bosnje 7247, si dhe në Zvicer diku 3000 deri në 8000 banorë.

Sociologu Pajaziti shprehet se për këtë kategori të njerëzve, ndonjëherë nuk është fajtor shteti por pa strehë njeriu mund të përfundojë përshkak dembelizmit, përshkak zakoneve, traditave endacake, dikush nga aftësitë e kufizuara si dhe nga falimentimi finansiar. Me gjithatë, sipas tij, shteti duhet të sigurojë strehim për ta që të njejtit mos të ngelin në rrugë.

“Habitat of Humanity tregon se në vitin 2015, 1.6 njerëz kanë jetuar nën “kulm joadekuat”. Pa strehë dikush është për shkak të dembelizmit, dikush për shkak të zakoneve dhe traditave endacake, dikush tjetër si rrjedhim i mënyrës së jetesës (bohem, endacak), tjetri nga aftësitë e kufizuara, falimentimi financiar etj. Por, shteti social duhet të përkujdeset për çdo qytetar të vetin që të gëzojë një minimum të cilësisë së jetesës, pra të mos mbeten rrugëve, bankinave, sepse gjendja e tillë ka nis produktet apo pasojat e veta, si problemet mentale, shfrytëzimi i drogave, dhuna, format e ndryshme të devijimit etj. Shteti duhet të investojë më tepër në vetëdijësimin e njerëzve në drejtim të rëndësisë së kulmit në mirëqenien sociale”, është shprehur profesori Pajaziti për Zhurnal.

Siç shprehet më tej profesori Pajaziti, përskaj strehimit të të pastrehëve në vendin tonë, prap se prap ai strehim nuk plotëson kushtet elementare për jetesë.

“Problemi tek ne qëndron se edhe aty ku shteti ofron kulm nuk ka kushte elementare për jetesë, me lagështi, mobilje e stërvjetruar, tepër njerëz në pak metra katrorë etj. Përmes politikave pro-strehë shteti gjeneron siguri dhe kursen para”, ka deklaruar Pajaziti.

Sa i përket kushteve të të pastrehëve, çdo kush që ka qenë në Çiçino fshatin, tek barakat e të pastrehëve, do të tmerrohet nga kushtet, pa pastërtia, ngushtësia, vjetërsia, mobilje të vjetra e çdo gjë tjetër. Në këtë vend kryesisht banojnë qytetarë të komunitetit rom. Sipas asaj që ka arritur të sheh Zhurnal në këto baraka, aty gjithashtu përdoret droga dhe shitja e metadonëve. Aty gjithashtu ka disa familje boshnjake, shqiptare etj. Çiçino fshati gjithashtu është i stërmbushur me qenë endacak.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

OBRM-PDUKM thotë se do të shtrenjtohet derivatet e naftës për 4 denarë

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...