36 vjeçari me kërkim ndërkombëtar ekstradohet nga Italia në Shqipëri

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.

 

Sipas policisë së Shqipërisë, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar B. A., 36 vjeç, banues në Fier.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro”, thuhej në njoftim.

Related posts

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Orari i muzikës shtyhet deri në orën 23:00

N E

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, Rusia e “kërcënon”: Bëtë atentat territorial

Redaksia

Nis bashkëpunimi mes Policisë së Shqipërisë dhe Kosovës për sezonin veror

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com