Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE-ja kundërshton edhe propozimin e Pendarovskit për regjistrimin

Shkup, 3 shkurt – Opozitarja VMRO-DPMNE ka dalë kundër edhe propozimit të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që regjistrimit të mbahet gjatë muajit maj ose qershor.

Siç thojnë nga opozita, propozimi i Pendarovskit është hipokrizi.

“Pendarovski është hipokrit. Nëse aq do të shqetësohej për regjistrimin, nuk do të ishte fundi i botës nëse do ta kundërshtonte Zaevin dhe nuk e nënshkruante Ligjin për regjistrim të falsifikuar. Vetë kërkesa e Pendarovskit për shtyrje të regjistrimit është vërtetim i asaj se pushteti nuk është i gatshëm për regjistrim legjitim dhe se kërkesat e VMRO-DPMNE-së në lidhje me regjistrimin janë të arsyeshme. Ky reagim i tij është i vonuar”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërkaq, dje presidenti Pendarovski deklaroi se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe të dy opsionet politike kundërshtuese ta zgjatin dorën – pushteti të pajtohet që regjistrimi të zbatohet në maj ose në qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë. (TV21)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...