Agjencia Zhurnal.mk

37 aksidente në Shkup gjatë uikendit, humb jetën një person

Shkup, 11 tetor- Një person ka humbur jetën, 5 të tjerë janë lënduar rëndë në 16 nga gjithsej 37 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë uikendit në rajonin e Shkupit. Në 20 aksidente është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.

Gjatë uikendit policia rrugore ka sanksionuar 64 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 60 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, 8 shoferë fillestar, si dhe 42 automjete të pa regjistruara.

Janë hasur edhe 17 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe dhe 3 shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë.

Janë sanksionuar edhe 6 shoferë të motoçikletave të cilët nuk kanë mbajtur kasketë mbrojtëse, 8 shoferë nuk mbajtur rripin e sigurimit gjatë kohës së drejtimit të automjetit si dhe 21 shoferë që kanë përdorë telefonin celuluar gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Për parkim të paligjshëm janë sanksionuar 206 shoferë, ndërsa me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 141 auutomjete.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...