38-vjeçarja afgane e strehuar në Shqipëri ëndërron të kthehet në shtëpi

Ghazaal Habibyar është një nga 607 afganët e strehuar në Shqipëri, së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre.

 

Pavarësisht se është e sigurt tashmë, aktivistja kujton tmerrin përpara se të largohej nga aeroporti i Kabulit dhe është e shqetësuar për qytetarët e tjerë që janë ende në rrezik nga talibanët.

Së bashku me familjen e saj dhe shumë qytetarë dhe aktivistë të tjerë udhëtuan për 36 orë duke u përpjekur të gjejnë një hyrje të sigurt në Aeroportin Hamid Karzai të Kabulit.

Pas shumë spekulimeve për anulimin e fluturimit, pak para se të hipnin në aeroplan të enjten, më në fund pas 40 minutave pritje në ankth, hipën në bordin e tij.

Aeroplani pati një ngritje ekstreme vertikale për të shmangur të shtënat, në sulmin vetëvrasës në aeroport nga një anëtar i grupit të Shtetit Islamik, ku mbetën të vrarë 169 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton. Ata mund të kishim qenë, padyshim”, tha ajo për The Associated Press. “Ata njerëz që kanë humbur jetën, ata kanë pasur familje, ata janë njerëz shumë të rinj”, shtoi ajo.

Tani një aktiviste në fondacionin Shoqëri e Hapur, Habibyar ka qenë e detyruar të studiojë në Australi, pasi sjellja e talibanëve kundrejt gjinisë femërore ia ndalonte këtë të drejtë.

Por, ashtu siç u kthye pas studimeve në vendin e saj kjo mbetet ëndrra më e madhe, të rikthehet ne Afganistan dhe të ndihmojë në rimbëkëmbjen e tij. Ky është edhe premtimi që kërkoi prej djalit të saj, Hamza, 6 vjec, kur avioni u ngrit.

“Unë i thashë se do më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh,” shtoi Ghazaal./

Related posts

Kaos në Afrikën e Jugut, mbi 75 viktima – edhe spitali në flakë

D V

COVID-19, a është ende domethënëse incidenca?

Redaksia

Shkon në 78 numri i viktimave shkaku i shembjes së ndërtesës në Florida

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com