Agjencia Zhurnal.mk

380 shqiptarë nga Italia zbarkojnë në Durrës, të gjithë do t’i nënshtrohen testeve për koronavirus

380 shqiptarë të tjerë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia. Sot ishte parashikuar që në vendin tonë të mbërrinin dy traget nga Bari, ndërkohë që njëri prej tyre është ankoruar.

Për sa i përket tragetit tjetër mësohet se po vjen drejt portit të Durrësit. Të gjithë personat që kanë mbërritur në Durrës dhe që pritet të vijnë do t’u nënshtrohen testeve përkatëse për të parë nëse rezultojnë mbartës të virusit vdekjeprurës, CoVid-19.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur me traget nga Italia 630 udhëtarë. Një pjesë e mirë e 630 udhëtarëve që zbarkuan në port nga dy tragetet e Barit pranonin se vijnë nga Veriu i Italisë.

Deri më tani në vendin tonë janë prekur 10 persona nga koroanvirusi ndërkohë që pritet që ky numër të rritet nga dita në ditë. Italia ka ndërmarra masa të rrepta për të frenuar përhapjen e koroanvirusit. Në të gjithë vendin janë kufizuar lëvizjet të cilat bëhen vetëm me lejen e autoriteteve.

Edhe në Shqipëri janë marrë masa kundër përhapjes së virusit të lindur në Kinë. Shumë ambiente publike janë mbyllur ndërkohë që është bërë thirrje që të shmangen të gjithë ambientet publike ku ka shumë njerëz. /T Ch/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...