Shqipëri

‘4 kërkesat u panë të drejta…’/ Protesta e mjekëve, reagon Manastirliu: Qeveria vullnet për të përmbushur pikat…

Zhurnal Ads

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu është shprehur se gjatë javë tjetër do të fillojnë takimet me përfaqësues të mjekëve për dhënien zgjidhje për 4 pikat që ata kërkojnë.

Kujtojmë se sot një grup mjekësh u ngritën në protestë, ndërsa sipas Manastirliut, kërkesat e tyre janë parë si të drejta por duhet ekspertizë dhe diskutim për t’i përmbushur.

Më tej Manastirliu është shprehur se Qeveria ka vullnetin e mirë për tu dhënë zgjidhje të 4 pikave që kërkohen nga sinidikata e mjekëve.

”Takimet që javën që vjen. Komunikimet janë të konsoliduara. Mjeket Ministrinë e Shëndetësisë e kanë si shtëpinë e tyre ku do bëhetn diskutimet. Po punojmë për të bërë ë të mirën. Forca jonë më e madhe janë ata. Janë aseti më i çmuar. do ti dëgjojmë dhe ata do të vendosin për të ardhmen e tyre. Dhe për pikat që ata kërkojnë. Siç e tha doktori në diskutimin tonë edhe me ekipe më të vogla. Janë çështje që adresojnë dhe kërkojnë ekspertizë edhe ndërkombëtare. Që ne të bëjmë më të mirën. Platforma e bashkëpunimit që në fakt ne e kemi të ngritur. Në saj të punës. Kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre. Jemi së bashku.”

Mjekët sot u ngritën në protestë ku kërkuan  realizimin e 4 kërkesave, që lidhen me kushtet ku punojnë si dhe me pagesat e tyre. Më konkretisht ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

“Bëhuni gati për 25 prillin”/ Balla: Sirenë alarmi! Disa parti politike në Shqipëri, pre e vendeve aspak miqësore me Shqipërinë

S.B.

“Ejvallah”- Ja si i përgjigjet Rama komenteve të Dendias për Turqinë

admin

Mediu: Opozita e bashkuar, fitore të padiskutuar në zgjedhje, me gjithë lëvizjet antipolitike të Ramës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...