Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

4 të vdekur, 389 raste të reja dhe 998 të shëruar nga Covid në Maqedoni

Shkup, 10 shkurt – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 2445 testime, ndërsa janë regjistruar 389 raste me Covid 19, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, më së shumti janë regjistruar në Shkup – 140 raste, më tej në Prilep 34, në Kavadar 33, në Kumanovë 21, Veles 20, Ohër 15, Dellçevë 14, Manastir 13, Tetovë 12, Strumicë 12, Negotinë 11, Shtip 10, Gjevgjeli 8, Gostivar 6, Berovë 6, Shën Nikollë 4, Kriva Pallankë 4, Kratovë 4, Strugë 3, Koçan 3, Resnje 3, Vinicë 2, Demir Kapi 2, Dojran 2, Kërçovë 1, Dibër 1, Radovish 1, Probishtip 1, Makedonski Brod 1, Bogdanci 1 dhe Krushevë 1.

NDërkohë kanë ndëruar jetë 4 pacientë me covid. Bëhet fjalë për një 73 vjeçar nga Kumanova, 65 vjeçar nga Kavadari, 87 vjeç nga Probishtipi dhe 83 vjeç nga Vinica.

Janë regjistruar 998 pacientë të shëruar.

Deri më sot janë infektuar gjithsej 95736 qytetarë. Prej tyre, 86844 janë shëruar, 2959 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 5933.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...