Agjencia Zhurnal.mk
Bota

4 të vrarë dhe 30 të plagosur në Beirut, plas një depozitë karburanti

Në Beirut, një depozitë karburanti brenda një ndërtese ka shpërthyer mbrëmë, duke vrarë të paktën kater njerëz e duke plagosur më shumë se 30.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në bodrumin e furrës së bukës, i cili u dëgjua të gjithë kryeqytetin libanez.

Zjarrfikësit kanë arritur të fiknin shpejt flakët dhe ndihmuan banorët e bllokuar në apartamentet e tyre.

Trupa të ushtrisë u dislokuan në zonën perëndimore të Tariq Jadidah për të mbajtur larg sehirxhinjtë.

Autoritetet thanë se të paktën një person kishte plagë të rënda ndërsa shumica e të tjerëve u trajtuan për thithje të tymit në mushkëri.

Ky aksident vjen dy muaj pas shpërthimit apokaliptik që vrau më shumë se 200 njerëz në portin e Beirut, plagosi 6,500 dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.

Rreth 3,000 ton nitrat amoni, kimikat mjaft eksploziv i përdorur në fertilizuesit, shpërthyen më 4 gusht duke tronditur të gjithë qytetin.

Nuk dihet ende çfarë shkaktoi ndezjen e materialit por më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për ngjarjen, shumica punonjës të portit dhe doganave.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...