Agjencia Zhurnal.mk

40 kompani do të marin mbështetje për hapje të e-shitoreve të reja

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Dyzet kompani vendore do të marrin ndihmë të pakthyeshme financiare dhe adekuate në kuadër të konkursit publik nga nisma “Ecommerce4All” e cila realizohet nga ana e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë (AETM), me mbështetje të Projektit të USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist. Aplikuesit e zgjedhur do të marrin ndihmë për hapje të e-shitores së vet me zgjidhje personale softuerike apo si pjesë e tregut ekzistues lokal onllajn, kumtoi sot AETM.

Buxheti i përgjithshëm për konkursin ishte 2.240.000 denarë (40.000 dollarë). Do t’u shpërndahet rreth 40 kompanive të zgjedhura, përkatësisht 1.000 dolalrë për aplikues, prej të cilëve 50 për qind ndihmë financiare dhe 50 për qind ndihmë konsultuese nga ana e tregjeve të zgjedhura onllajn apo kompanive TI të cilat do t’i përpunojnë e-shitoret e pavarura.

Në konkursin publik, për vetëm 10 ditë janë paraqitur mbi 200 kompani, aplikacionet e të cilave i vlerëson komisioni i përbërë nga ekspertë nga fusha e e-tregtisë.

Nga Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë potencojnë se me këtë konkurs përfshihen në përpjekjet për ngritje të vetëdijes dhe rritjes së ofertës për e-tregti në vendin tonë.

Rezultatet nga konkursi publik me 40 kompanitë e zgjedhura të cilat do të marrin mbështetje janë të kapshme në linkun në vijim http://линк, në ueb faqen e АЕТМ-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...