Shkup, 20 tetor – Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2140 testime, ndërsa janë regjistruar 408 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-227, Kumanovë-12, Shtip-15, Prilep-4, Tetovë-34, Strugë-5, Veles-15, Manastir-10, Ohër-23, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë-18, Kriva Palankë-6, Radovish-7, Koçan-4, Demir Hisar-4, Pehçevë-2, Berovë-2, Vinicë-1, Delçevë-1, Sveti Nikolë-3, Kërçovë-6, Resnjë-1, Negotinë-2.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 280 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 4 persona, dy pacientë nga Shkupi (64 dhe 77 vjeç), një nga Resnja (59 vjeç) dhe një pacient nga Manastiri (76 vjeç). Prej tyre një pacient ka ndërruar jetë jashtë spitalit, ndërsa të tjerët në kushte spitalore.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 24.196, numri i pacientëve të shëruar është 17.672, i viktimave – 850, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 5.674.
Në covid-spitalet trajtohen 364 pacientë, prej të cilëve 67 janë me oksigjeno-terapi kurse 4 të kycur në respiratorë.