Agjencia Zhurnal.mk
Bota

42 gazetarë janë vrarë në vitin 2020

Nga fillimi i vitit, 42 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën kanë jumbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tyre, bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve

“Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë gjatë viteve të fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen gjatë punës së tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-it, Anthony Bellanger.

Ai vlerësoi se nuk janë vetëm statistikat, por miqtë dhe kolegët ata që ia kanë kushtuar jetën punës së tyre.

Një ndër vendet më të goditura sai përket numrit të gazetarëve të cilët kanë humbur jetën është Meksika, e ndjekur nga Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.

Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është pothuajse në të njëjtin nivel me 30 vjet më parë kur IFJ-i filloi mbledhjen e të dhënave.

Sipas IFJ-së, 2,658 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën në 30 vitet e fundit, ndërsa 235 gazetarë dhe punëtorë të medias janë burgosur.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...