Agjencia Zhurnal.mk

44 ushtarë të Maqedonisë me mision në Kosovë, do t’i bashkohen KFOR-it

Shkup, 17 tetor – “Zotëri Gjeneral! Njësiti dhe kontingjenti janë të përgatitur për të shkuar në mision! Raporton kapiteni Kristijan Dimçevski!”

Ky kontingjent me 44 ushtarë do të niset për mision për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e NATO-s.

 “Jemi të vetëdijshëm për sfidat që gjenden para nesh, por premtojmë se me punë maksimale dhe profesionalizëm për detyrat e dhëna do ta arsyetojmë pjesën e vendit tonë në aleancën më të madhe dhe më të fuqishme ushtarake”, tha Hristijan Dimçevski – Komandant i Njësitit.

Do të shkojnë në misionin e KFOR-it në Kosovë. E për t’i përcjellë nga kazerma “Ilinden” erdhën krerët shtetërorë.

 “Misioni juaj ka edhe një vlerë të shtuar sepse po shkoni në vend që është fqinj dhe mik i yni me të cilin kemi lidhje të thella historike, kulturore dhe ekonomike. Besoj se prania e kontingjentit maqedonas në Kosovë edhe më shumë do t’i thellojë këto marrëdhënie”, u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Ushtarët do të jenë në kuadër të kontingjentit italian, e do të punojnë si oficerë të shtabeve në komandën kryesore në Prishtinë, do ta sigurojnë komandën rajonale në KFOR-Perëndim, tregoi Ministrja e Mbrojtjes, e cila pret që në rotacioni e ardhshëm, numri i ushtarëve të rritet mbi 60.

 “Jashtë rotacioneve të vendosura, kontributin në periudhë prej 9 muajsh do ta rrisim në mbi 100 pjesëtarë të armatës. Gjithsej, nga vera e ardhshme në misionin KFOR do të kontribuojnë rreth 180 ushtarë tanë, nënoficerë dhe oficerë”, theksoi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Kryeministri u zotua se vendi do të vazhdojë të marr pjesë në misionet e NATO-s, ndërsa mbetet përkushtimi që për çdo vit buxheti për mbrojtjen të rritet për 0,2%, që deri në 2024-tën të arrijë 2% e BPB.

“Rreth 50% e kësaj janë për përmirësimin e  standardit e profesionistëve të armatës sonë. 30% janë paraparë për më shumë trajnime, ndërsa rreth 20% janë dedikuar për modernizim të ushtrisë”, potencoi kryeministri Zoran Zaev.

Deri më tani Armata e Maqedonisë së Veriut  ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Afganistan, Liban dhe Bosnje e Hercegovinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...