Shkup, 26 janar – Maqedonia e Veriut si disa vende të Ballkanit ka shënuar sot një rritje të shifrave të COVID-19. Ditën e djeshme vendi fqinj kishte një bilanc pozitiv, por sot janë 444 raste të reja dhe 21 viktima.
Nga ana tjetër numri i të shëruarve ishte i lartë, pasi 894 pacientë kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.