Agjencia Zhurnal.mk
Sport

45 milion € për ta tunduar, Sergio Ramos drejt kampionëve të Francës

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para. Kujtojmë që kapiteni i madrilenëve i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Falë kësaj situate të krijuar është gati të përfitojë PSG dhe presidenti Al-Khelaifi do ta mirëpriste lojtarin krahëhapur. Fillimisht problemi i parë mes Ramosit dhe Perezit qëndronte tek oferta e bërë klubi.

Sipas qëndërmbrojtësit ajo ishte jo në nivelin e duhur dhe e konsideroi si një veprim të pahijshëm. Më pas presidenti e qortoi atë për “tekat” e tij dhe kërkon që ai ta kuptojë momentin e vështirë që po kalon klubi nga ana ekonomike.

Këtu futen në lojë francezët, të cilët sipas raportimit të “Radio Onda Cero”, mbrëmjen e djeshme kanë paraqitur ofertën e parë zyrtare për Ramosin.

Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë 34-vjeçarit një kontratë deri në vitin 2024, ku ai do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, që do të thotë dyfishi i parave që ofron momentalisht Reali. /abcnews.al

Postime të ngjashme

‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

D V

Agim Ademi në përurimin e shtatores së Fadil Vokrri: Kulmi dhe synimi i tij ishte antarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA

D V

Mbappe i ka treguar Pochettinos se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG

D V

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

D V

Stadiumet italiane hapen me 50% të kapacitetit, me pasaportë vaksinimi

Z H

Zyrtare: Tottenhami ‘blindon’ Heung-min Son me kontratë të re

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...