46-vjeçari nga Gostivari mashtrohet nga shtetasi turk për 28 mijë euro

nga Xh M

Një qytetar nga Gostivari është mashtruar nga një shtetas turk.

Ai ka denoncuar në polici rastin, me ç’rast ka deklaruar se ka rënë dakord për blerjen e makinave për përpunim të hekurit, mirëpo shtetasi turk nuk ka ardhur që t’i aktivizojë.

Njoftimi i plotë nga MPB:

“Më datë 13.12.2025 në ora 14:00 në DPB Gostivar, një person 46-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 28,000 euro nga U.D. nga Turqia. Sipas denoncimit, ata janë njohur në Turqi dhe janë marrë vesh që t’i blejë makina për përpunimin e hekurit, pas së cilës denoncuesi ia ka paguar paratë në disa raste. Siç është raportuar, pas një periudhe makinat kanë arritur në Gostivar, por shtetasi turk nuk ka ardhur për t’i aktivizuar makinat për të filluar punën, siç ishte rënë dakord. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More