Agjencia Zhurnal.mk
Bota

47 civilë të vdekur dhe 222 të plagosur nga sulmet e Armenise në Azerbajxhan

47 civilë kanë humbur jetën dhe 222 civilë janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani.

Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila tha se që nga 27 shtatori, kur filluan sulmet, po ashtu janë shkatërruar 1.669 shtëpi, 84 apartamente dhe 301 ndërtesa publike.

Më 27 shtator, ushtria e Azerbajxhanit nisi një kundërsulm pasi ushtria armene filloi të hapë zjarr ndaj vendbanimeve civile.

Me humbjen e pozicioneve, ushtria armene i vazhdoi sulmet me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi, Armenia sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 35 të plagosur.

Ndërkaq, dje, katër persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm ndaj civilëve në qytetin Terter të cilët po shkonin në varrezë për një ceremoni mortore.

Postime të ngjashme

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

Presidenti i Brazilit: Boll u qatë për koronavirusin

T E

Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar

T E

Rritja e rasteve mund ta ngufasë shëndetësinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...