Agjencia Zhurnal.mk.

Refugjatët afganë në pragun e Evropës

Dr. Abdulah Ahmedi

Refugjatët afganë në pragun e Evropës

Gjatë javës së kaluar ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të asaj që po ndodh në Afganistan. Kemi parë fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pambrojtur që janë lënë në fatet të tyre. Aktualisht, ka disa vende që dalin vullnetarë për të pritur refugjatët afganë në territorin e tyre. Ndërsa disa vende evropiane janë më hezituese për të mirëpritur refugjatët në tokën e tyre.

Nga ana e tij, Bashkimi Evropian (BE) po tregon më shumë solidaritet. Kështu, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fund të një vizite në Spanjë deklaroi “Unë i bëj thirrje të gjitha shteteve që morën pjesë në misionet në Afganistan, evropianëve dhe të tjerëve, të japin kuota pritjej, kolektivisht ne mund të vijmë në ndihmë atyre që kanë nevojë për mbrojtje ”. Në veçanti, ajo u bëri thirrje 27 vendeve anëtare të BE -së të mirëpresin refugjatët afganë dhe u zotua atyre për më shumë ndihmë financiare.

Vendet e Ballkanit heshtin, përveç Shqipërisë dhe Kosovës të cilat njoftuen se janë gati të marrin refugjatë ashtu si u kërkoi ‘’shefi’’ i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Vendet të tjera të Ballkanit (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja,) që të përesën me sukses refugjatët afganë duhet të koordinojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të ndihmojnë këta njerëz që largohen nga vendi i tyre nga Talibanët.

Të gjitha vendet së bashku duhet të veprojnë shpejt për të vënë situatën nën kontroll. Ata duhet t’u ofrojnë refugjatëve kushtet minimale të jetesës (ushqim, akomodim, kujdes mjeksor). Ata duhet të respektojnë të drejtat e refugjatëve. Për më tepër, ata janë nënshkrues të Konventës së Gjenevës të vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

Po refugjatët afganë janë në pragun e Evropës. Ata janë fëmijë, gra, të moshuar, të pambrojtur. Ata nuk kanë mbrojtje, ata janë të pambrojtur përballë Talibanëve. Të gjithë të veprojmë së bashku për të shpëtuar qeniet njerëzore nga barbarët.!

Related posts

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

Redaksia

​Kauza fetare parazgjedhore

D V

Ka ikur koha e “Zanzibarit”!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy