Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

48 raste të reja me COVID 19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, nga 645 testime që janë kryer, 48 kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Këto komente Zemaj i ka bërë pas takimit që ka pasur sot me Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19, ku u diskutua për situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t’i ketë secili në dikasterët në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me Covid 19 të jetë e menaxhueshme.

“Edhe sot kemi situat të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ligji për Parandalimin e përhapjes së Covid-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë Covid-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjensive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj”, ka shkruar Zemaj.

“Andaj, secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkur dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë. Nga ky takim, ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku. Respektimi i ligjit duhet të vlej për të gjithë. Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë, me ligjin e ri, nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi dikë që shkel rregullat. Për këtë qëllim, do të shtojmë numrin e inspektorëve për 75, që bashkë me Policinë e Kosovës do të ndihmojnë në zbatimin e masave të reja”, ka shkruar ai.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...