Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

482 fëmijë e 77 punonjës në kopshte në izolim, Shahpaska: Situata është ende nën kontroll

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor – 482 fëmijë dhe 77 punonjës në kopshte janë në izolim. Numri i përgjithshëm i pozitivëve nga 9 shtatori deri dje është 26 fëmijë pozitivë dhe 92 punonjës në kopshte, të cilët nuk janë vetëm kujdestarë dhe edukatorë, por edhe kopshtarë, kuzhinierë, higjenistë dhe staf tjetër.

Megjithë shifrat e larta, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, thotë se “situata në kopshte është ende nën kontroll dhe se protokollet e punës respektohen. Numri i madh i të izoluarve, është për shkak se nëse një person del pozitiv, izolohet I gjithë grupi që kanë pasur kontakte me të. Kishte vetëm dy shtrime në spital, një fëmijë dhe një punonjës. Ne e monitorojmë situatën, bëjmë kontrolle, në baza ditore marrim raporte të rasteve pozitive të punonjësve dhe fëmijëve, dhe mund të themi se situata është ende nën kontroll. Numri i fëmijëve që janë pozitivë, në raport me të gjithë fëmijët që frekuentojnë kopshtet tregon se protokollet respektohen, gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe stafit është e mire”, tha Shahpanska për emisionin ”Brifingu i Mëngjesit”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dramë pas mesnate, ikën nga policia dhe u përplasën në një shtyllë elektrike

T E

Qyteti i Shkupit fillon me pagesë të detyrueshme të tatimit të pronës dhe firmarinës për vitin 2019

Z H

Filipçe: Situata po përmirësohet, por nuk ka lehtësim të masave

T E

Pendarovski: Maqedonia e Veriut arriti progres të rëndësishëm në pjesëmarrjen politike të grave

T E

Xhaferi vendos deputetët në sprint, opozita nuk dorëzohet!

E.E.

Bullgaria të ndalojë bllokimin e Maqedonisë së Veriut

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...