Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

49 pacientë me dializë kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Dyzet e nëntë pacientë të cilët kanë shkuar në dializë, kanë ndëruar jetë si pasojë e covid 19, që është rreth pesë përqind në krahasim me mortalitetin që është shënuar në nivel vjetor tek këto pacientë, informon Zhurnal.

Nga 1608 pacientë që shkojnë në dializë, 288 kanë qenë pozitiv me Covid 19, ndërsa 49 prej tyre kanë humbur betejën. Në nivel vjetor, mortaliteti tek këto pacientë është rreth 10-12 përqind, që është rreth pesë përqind më i lartë mortaliteti përshkak pacientëve të cilët kanë qenë pozitivë me covid. Për këtë njoftoi mjeku Goce Spasovski nga Klinika e Nefrologjisë.

Lidhur me pacientët tek të cilët është kryer transplantim, mjeku Spasovski informon se nga 228 pacientë, 17 kanë qenë pozitiv, ndërsa tre e kanë humbur jetën.

Mjeku Spasovski ka dërguar apel deri te pacientët të vaksinohen me cilëndo vaksinë sepse sipas tij, të gjitha janë të sigurta.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...