Analizë/ Bindjet politike përballë ndjenjave kombëtare, për kë do të përcaktohen haraçinasit?

Shkup, 2 tetor – Haraçina do të jetë një nga komunat ku gara eleltorale mes partive politike do të jetë shumë e ashpër, pasi ajo që bie në sy këtu është fakti se pos konkurencës politike do të jetë edhe ajo etnike, duke qenë se shumicë e banorëve të saj janë shqiptar, por që e njejta udhëhiqet nga një parti maqedonase, dhe në të njejtën kohë do të kemi garë edhe mes anëtarëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI, të cilët kanë dale me kandidatët e vet, e që kjo mund të prodhojë rezultate shumë interesant i cili mund të ketë impakt të fuqishëm politik dhe kombëtarë.

Haraçina është e banuar me shumicë apsolute nga shqiptarët, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e drejtuar nga kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim, por që situata do të ndryshonte në vitin 2017 ku rradhitja politike e kësaj komune ndryshoi, shkruan Zhurnal.

Befasia më e madhe e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 ndodhi në Haraçinë, pasi një komunë e cila dominohet nga shqiptarët në krye të saj solli një kandidate shqiptare, por që vinte nga rradhët e një partie maqedonase atë të LSDM-së, e që ishte hera e parë që ajo do të qeverisej nga një grua dhe nga një parti jo-shqiptare, e kjo gjë shkaktoi shumë polemika në opinion.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

LSDM58.81 %
BDI19.65 %
ASH16.13 %
BESA5.22   %

Këto shifra ishin shumë befasuese, pasi jo vetëm që LSDM në Harçinë me kandidaten e saj Milikije Halimi ishte e para, por ajo kishte fituar që në raundin e parë duke u shkaktuar poshtërim subjekteve shqiptare, e kjo tregoi për mllefin e elektoratit të kësaj komune ndaj mënyrën se si ajo ishte qeverisur nga kryetrarët e mëhershëm.

Haraçina nuk ndali së befasuari jo vetëm partitë, por edhe opinioni publik, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare sollën ndryshim sa i përket renditjes së subjekteve politike në këto komunë., shkruan Zhurnal.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020:

ASH-AAA37.78 %
BDI29.76 %
LSDM29.65 %
VMRO0.2     %

Kështu në zgjedhjet e vitit 2020 ASH-AAA renditet si parti e parë nga e treta që ishte në zgjedhjet e vitit 2017, ku ajo shënoi rritje prej 21.65 %, gjithashtu edhe BDI kishte rritje me 10.11 %, ndërsa LSDM ka rënie me 29.16 %, që është një rënie shumë e madhe për një periudhë kaq të shkurtër.

LSDM në Haraçinë përsëri do të garojë me Milikije Halimin edhe për një mandat të ri katër vjeçarë, shkruan Zhurnal.
Bashkimi Demokratik për Integrim anëtarë tjetër i koalicionit qeverisës në këtë komunë do të garojë me Ridvan Ibraimin.

Koalicioni ASH-AAA në Haraçinën në renditet si partia me mbështetjen më të madhe dhe në këtë komunë do të garojë me Naim Sinanin.

Këto zgjedhje për Haraçinën do të jenë dramatike për anëtarët e koaliionit qeverisës, pasi dallimi mes tyre është shumë i vogël ku BDI prinë më vetëm 0.11 %, që është një dallim i pa përfillshëm.

Varësisht se cili nga kandidatët e LSDM apo BDI kalon në raundin e dytë, në bazë të marrëveshjes që ato kanë, partia që ska kaluar në rredhin e dytë duhet ta mbështesë atë që ka siguruar rrethin e dytë, ku ata si koalicion kanë 58.41 % të votave që nënkupton se në bazë të këtyre numrave ata janë fituesit e Haraçinës.

ASH-AAA edhe pse janë parti e parë me 37.78 %, por edhe nëse bëjnë koalicion me VMRO-n ata do të kishin 37.80 % të votave që dukshëm është më i ulët se ajo e koalicionit qeverisës, shkruan Zhurnal.

A mundet që konkurenca për Haraçinën mes dy partnerëve të koalicionit të ketë impakt në marrëveshjen e përgjithsme të bashkpunimit?

A do të pranojë LSDM që ta humbas Haraçinën e cila ka një rëndësi të fuqishme simbolike për të?

A do ta “toleroj” BDI që qeverisjen e Haraçinës ta vazhdojë LSDM-ja, e që kjo e fundit në kthim ti jap mbështetje në komunat tjera kur dallimi mes tyre është minimal?

A do të pranojë elektorti i BDI që të votojë për një kandidat të një parti maqedonase në vend të një kadidati të partisë shqiptare?

Këto janë pyetje të cilat 17 tetori do tu jap përgjigje.///Zhurnal.mk

Related posts

Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Z H

Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me coronavirus

D V

Gjorçev thirrje Carovskës: Siguroni libra dhe tabletë për nxënësit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More