Agjencia Zhurnal.mk

5 udhëtarë nga fluturimi Shkup-Turku kanë rezultuar pozitiv me Covid 19

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Pesë nga 146 pasagjerët të cilët të martën në mbrëmje me aeroplan të Vizer nga Shkupi arritën në qytetin finlandez Turku janë pozitivë të Kovid-19.

Miko Pietila, shef i spitalit rajonal të Finlandës jugperëndimore, kumtoi se dy nga të infektuarit janë shtetas finlandez, ndërsa tre janë me preardhje nga Ballkani të cilët jetojnë në Finlandë. Ai informon se të gjithë pesë të infektuarit janë hospitalizuar, por nuk potencoi detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

Janë testuar 129 pasagjetët e aeroplanit, ndërsa 17 kanë refuzuar të testohen. Autoritetet lokale në Turku të martën kumtuan se të gjithë pasagjerët e fluturimit nga Shkupi janë vënë në karantinë dhe do të testohen. Paralajmëruan se institucionet kompetente do të kontrollojnë nëse respektohet karantina, ndërsa për shkeljen e tij eventuale janë parashikuar dënime.

Paraprakisht, autoritetet finlandeze kumtuan se nga 157 pasagjerët të cilët të shtunën me aeroplan nga Shkupi arritën në Turku, pas testimeve të kryera, 26 ishin pozitivë të Kovid-19.

Tridhjetë pasagjerë nga fluturimi i së shtunës janë banorë të Turkut, ndërsa pjesa më e madhe e të tjerëve janë nga rajoni Usimaa dhe pjesët tjera të Finlandës. Edhe pse nuk ka informacion zyrtar për identitetin dhe kombësinë e të infektuarve, mediat finlandeze transmetojnë se dhjetëra janë banorë të Turkut.

Ministria e Shëndetësisë të RMV-së kumtoi se sipas informatave të shërbimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare, shumica e 157-të pasagjerëve në aeroplan janë shtetas të Kosovës dhe Finlandës, ndërsa vetëm dy janë qytetarë të Maqedonisë. Pjesa më e madhe kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës (95 persona), me pasaporta të Finlandës (60 persona), ndërsa të tjerët janë me pasaporta të Maqedonisë (2), shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze. Bëhet fjalë për pasagjerë mërgimtarë të cilët vijnë në Maqedoni ose tranzitojnë përmes vendit për arsye të ndryshme, nërsa pastaj kthehen në punë në Evropën Perëndimore, për të cilët me leje qëndrimi ose shtetësi të BE-së nuk vlejnë restriksionet gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Asnjëri nga pasagjerët nuk është në listën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përkatësisht nuk ka vendim për izolim për shkak të korona testit pozitiv.

Megjithatë, MPJ përmes Ambasadës në Stokholm, e cila e mbulon edhe Finlandën, e kërkoi listën me emrat e pasagjerëve te të cilët është konstatuar prania e virusit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, paralajmëroi se pas analizave të të gjitha informatave do të vendoset nëse në të ardhmen do të kërkohen PCR teste për qytetarët e vendeve fqinje të cilët vetëm tranzitojnë nëpër vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...