Vevçan, 15 janar – Zhurnal.mk – Policia po e konfirmon identitetin e personit që dogji flamurin e Republikës së Bullgarisë gjatë kohës së karnevalit në Vevçan, me çka do t’i ngritet padi. Për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vite, informon Zhurnal.
“Më 14.01.2021 në ora 15:00 gjatë defilimit me maska në fshatin Vevçan të Strugës, person i cili ka qenë me maskë në dorë mbante flamurin e Bullgarisë, e ku gjatë ndezjes tradicionale të maskave, ai e ka ndezur edhe flamurin bullgar. Ngjarja është dokumentuar dhe pas konfirmimit të identitetit, kundër personit do të ngritet padi adekuate”, thonë nga MPB.
Ky është incidenti i dytë për disa muaj. Vitin e kaluar më 20 nëntor në Gazi Babë gjithashtu ishte ndezur flamuri bullgar ndërsa MPB njoftoi se po ndiqet personi që ka kryer veprën.
Nga MPB nuk bënë të ditur nëse është zbardhur ky rast.
Në vitin 2014 me ndryshimet e kodit zgjedhor, ndezja e një flamuri cilido qoftë ai, është vepër penale e cila mbjellë urrejtje në bazë kombëtare, racore, fetare dhe të tjera. Për këtë parashihet dënim me burg prej një deri në pesë vite.
Bullgaria për këtë akt gjithashtu dërgoi demarsh deri tek MPJ, ndërsa MPJ dhe presidenti Stevo Pendarovski e dënuan këtë akt.//Zhurnal.mk