Ushtria izraelite kumtoi se gjatë natës u hodhën 50 raketa nga Libani drejt Izraelit Verior. Shumica e raketave u kapën nga mbrojtjet kundërajrore. Rebelët Huti të Jemenit pretendojnë se kanë rrëzuar një tjetër dron amerikan. Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për një aleancë të vendeve islamike kundër Tel Avivit.
“Në përgjigje të agresionit amerikano-britanik kundër vendit tonë, mbrojtja ajrore e Jemenit rrëzoi me sukses një avion amerikan gjatë kryerjes së aktiviteteve armiqësore në qiejt e provincës Marib. Ky është avioni i tetë i këtij lloji që forcat jemenase kanë rrëzuar me sukses.”, tha Jahja Sari, zëdhënësi ushtarak i Houthis.
Protestat vazhduan në Tel Aviv duke kërkuar një armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve.