50 raste të reja me grip brenda një jave

nga Xh M

Shkup, 15 maj – Brenda një jave, nga 5 deri më 11 maj, në vend u raportuan 50 raste të raportimeve grupore të rasteve të gripit, që është 31.5 përqind më pak krahasuar me javën e kaluar, raportoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Rastet e reja të raportuara janë në Shkup dhe Gostivar.

Këtë javë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk janë regjistruar vdekje të lidhura me gripin.

Lidhur me moshën e të sëmurëve, raporti nga ISHP-ja thotë se numri më i madh – 44 prej atyre me grip ose sëmundje të ngjashme janë midis moshës 15 dhe 64 vjeç. Nga tre raste u regjistruan tek fëmijët e moshës zero deri në 14 vjeç.

Numri i personave të regjistruar këtë javë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar është për një më shumë.

Në sezonin 2024/2025, shton ISHP-ja, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundjeve të ngjashme me gripin është 26,005, që përbën një rritje prej 72.1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri më tani këtë sezon gripi janë regjistruar pesë vdekje të lidhura me gripin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More