Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

50 të infektuar dhe 16 viktima nga Covid në 24 orët e fundit në Maqedoni

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë 2533 testime ndërsa 50 qytetarë kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi dhe atë 26 persona. Më tej në Manastir ka 7 të infektuar të rinjë, më pas në Kumanovë 6, në Prilep, Ohër dhe Strugë nga 2, ndërsa në Gostivar, Koçan, Dibër, Vinicë dhe Kratovë nga 1 rast.

Kanë ndëruar jetë gjithsej 16 pacientë. Bëhet fjalë për 4 pacientë nga Tetova, 3 nga Kumanova, dhe nga një pacient nga Shkupi, Prilepi, Vinica, Strumica, Velesi, Koçani, Struga, Negotina dhe Makedonska Kamenica. Viktima më e re është e moshës 47 vjeçare nga Negotina.

Ndërkohë janë shëruar gjithsej 133 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar 154937 persona. Prej tyre, 146632 janë shëruar, 5265 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 3040.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...