Covid 19 Kosovë

5000 raste aktive me COVID-19, në Kosovë

Zhurnal Ads

Në Kosovë po vazhdon trendi negativ i bilancit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 546 raste të reja me koronavirus – nga gjithsej 1626 testime të kryera.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë kësaj kohe, në Kosovë ka pasur edhe 9 të vdekur derisa numri i përgjithshëm i vdekjeve me koronavirus ka mbërritur në 714 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 5002.Rastet e reja pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

Postime të ngjashme

​Proteston personeli mjekësor në Podujevë, paralajmëron bojkot të punës

admin

Hoti: Nuk do të bëj pazare dhe koncesione me territorin e Kosovës

admin

Protestuesit e Telekomit e ofendojnë kryeministrin Hoti

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...