Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

513 shoferë të gjobitur për 24 orë, policia intensifikon kontrollet

Zhurnal Ads

Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut, me ç’rast gjithsej në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 513 sanksione.

Janë sanksionuar 35 persona për ngasje pa leje qarkullimi, 148 shkelje u regjistruan për tejkalim të shpejtësisë, 39 automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, ndërsa 82 sanksione ishin për motoçiklistët, si dhe katër motoçikleta u konfiskuan.

Nga MPB-ja informojnë sot se janë shqiptuar 75 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe 72 automjete të tërhequra nga karrotreci (gjithsej 147), ndërsa janë shqiptuar 104 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut, theksojnë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për të rritur sigurinë në komunikacion.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

T E

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

E.E.

Biber: Regresi akoma nuk është pjesë e fjalorit të Komisionit Evropian

T E

Si është gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut?

Z H

Dorëhiqet këshilltari i BDI në Ohër, Nefi Useini

T E

Buçkovski në Sofje: Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë e as Zaharieva

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...