Shkup, 18 tetor – Zhurnal.mk – Numri i të infektuarve në vendin tonë edhe më tej vazhdon të jetë shqetësues. Dje u regjistruar 594 raste të reja, shifër kjo rekord deri më tani në vendin tonë, informon Zhurnal.
Gjithashtu humbën jetën tre pacientë ndërsa janë shëruar 162.
Nga rastet e reja më së shumti kishte në Shkup, mbi 50% e të infektuarve ditor – 303 raste të reja.
Shqetësuese është situata edhe në Strumicë, Tetovë, Kumanovë, Prilep e Koçan.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend deri tani ka arritur 23201, i të shëruarve 17111, i të vdekurve 824, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5266.
Në komunat e Shkupit më së shumti raste aktive ka në Aerodrom, gjithsej 505, në Qendër 433, Karposh 417, Kisella Vodë 296, Gazi Babë 256, Gjorçe Petrov 198, Çair 109, Butel 97 etj…
Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 95 pacientë, prej tyre, në mbështetje me oksigjen janë madje 65 pacientë. Në “8 shtatoti” të hospitalizuar janë 46 pacientë ndërsa në respirator janë tre pacientë.//Zhurnal.mk