Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 53 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, gjashtë janë në respiratorë (CPAP), 38 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.