Kosovë

54 të shëruar dhe 42 raste të reja me COVID-19

Zhurnal Ads

Ndonëse numri i personave të shëruar nga Coronavirusi sot është dukshëm më i vogël sesa gjatë ditëve të kaluara, ai vazhdon të jetë më i ngritur sesa rastet e reja positive, njofton Insajderi.

54 persona të shëruar, 42 të infektuar dhe asnjë vdekje – është bilanci i fundit i regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 705 raste nga 69 mijë 108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është një mijë e 347.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet tutje në raportin e përditshëm të IKSHPK-së. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

Dega e VV-së në Istog reagon pas aktakuzës ndaj Haki Rugovës

admin

Sipas TCH, Specialja do të realizojë arrestime edhe në Shqipëri

H S

Igballe Rugova kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt: Ja çfarë proteste do të bëj para Qeverisë

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...