Agjencia Zhurnal.mk

55 të sëmurë me koronavirus sot shtrihen në Infektivë, 12 prej tyre në trajtim intensiv

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot janë hospitalizuar 55 persona të infektuar me koronavirus, 42 prej të cilëve janë në gjendje stabile dhe 12 të tjerë po marrin oksigjenoterapi në përkujdesje intensive.

Po ashtu, Infektiva thotë se një pacient vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Fatkeqësisht, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13 e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...