579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, thotë Microsoft

Sipas Microsoft, 579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, duke shtuar se bëhet fjalë për deri në 18 miliardë sulme në vit.

 

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se “gjëja më e dobët” që shfrytëzojnë ata është sjellja njerëzore – tendenca jonë për të ripërdorur të njëjtën fjalëkalim nëpër llogari, në mënyrë që të mbahet mend lehtë, ose të krijojmë modele për fjalëkalime të ndryshme që hakerët e kanë më të lehtë të marrin me mend.

“Fjalëkalimet e dobëta janë pika hyrëse për shumicën e sulmeve në llogaritë e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve”, ka thënë Vasu Jakkal, nënkryetari i korporatës i sigurisë,…, në një postim në blog të mërkurën.

Andaj Microsoft duket se është duke udhëhequr në përpjekjen e saj për të realizuar një të ardhme pa fjalëkalim.

Sipas Jakkal, pothuajse të gjithë punonjësit e kompanisë tani hyjnë në llogaritë e tyre të korporatës pa fjalëkalime.

Gjithashtu, siç është bërë e ditur, kompania njoftoi të mërkurën se do të prezantojë një opsion “llogari pa fjalëkalim” për të gjithë përdoruesit e disa shërbimeve të njohura si Microsoft Outlook dhe Microsoft OneDrive në javët e ardhshme. 

Related posts

Modeli i ri i tastierës PlayStation 5 është më i lehtë, detaje të reja rreth konsolës

Redaksia

Facebook heq më shumë se 3,000 profile dhe 190 milionë lajme të rreme në lidhje me coronavirusin dhe vaksinat

D V

Xbox Series X dhe S janë bërë konsolët më të shitur të Xbox

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More