Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

5,879 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Me 288 rastet positive të konfirmuara të martën, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në pesë mijë e 879, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë gjithsej 58 mijë e 687 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës dhe një mijë e 471 raste kanë përfunduar me vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 337.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.

Ndërsa, pavarësisht thirrjeve për respektim të masave, partitë politike po vazhdojnë të mbajnë tubime elektorale.

Pikërisht për këto tubime, Inspeksioni në Prishtinë ditë më parë ka gjobitur subjektet politike.

Deri tani janë dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës (dy herë), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Gjobat janë shqiptuar nga dy mijë euro.

Postime të ngjashme

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

D V

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

D V

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

Italia me masa të reja antiCOVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

D V

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...