6 deputetë të komuniteteve joserbe s’e votojnë një qeveri të opozitës

nga Xh M

Emilia Rexhepi, nga Partia e re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka ka garantuar se 6 deputetë të komunitetit joserb nuk do të mbështesin një qeveri të mundshme të opozitës.

Rexhepi ka theksuar se për të formuar një qeveri, opozita mund të ketë nevojë për mbështetje nga Lista Serbe, për shkak të numrit të ulët të deputetëve që mund të sigurojnë vetë.

“Nuk i duhen (numat e Listës Serbe). Mundet edhe me ne ta krijojë qeverinë apo edhe me ndonjë parti tjetër shqiptare, apo me ndonjë parti shqiptare apo me ndotej individë. Aty është edhe zoti Rashiq. Nuk është më në pyetje, as që bëhet fjalë që kryeministri të tjetë kundër serbëve. Ne përpiqemi t’i integrojmë të gjitha komunitetet… nuk është i varur nga Lista Serbe…

(Opozita)gjithnjë thonë që nuk do ta formojnë me Listën Serbe, por unë besoj që opozita mund ta formojë me Listën Serbe. E di pak a shumë qysh shkojnë matematikat, ata për momentin kanë 52. Pra iu duhet edhe 9 ose 10 deputetë.

Unë që nga tani mund të iu them se kush nga komuniteti joserb, nuk do të votonin opozitën e tanishme shqiptare. Unë e di që janë 6 deputetë sigurt që nuk e votojnë. Që janë të paluhatshëm në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi në Debat Plus.

Vlen të ceket që Partia e Re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka siguruar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More