6 prilli është data e re për rizgjedhjen e Filipçes në krye të LSDM-së

nga Xh M

Shkup, 26 mars – Sipas njoftimeve, do të debatohet për situatën aktuale politike, si dhe për zgjedhjet e shtyra brendapartiake, të cilat u pezulluan për shkak të tragjedisë në Koçan.

Partia opozitare ka caktuar datën 6 prill si datë të re për zgjedhjen e kryetarit të partisë, pasi rizgjedhja e kandidatit të vetëm, Venko Filipçe, ishte caktuar për 16 mars – ditën kur ndodhi zjarri tragjik në diskotekën e Koçanit Pulse.

Filipçes si kryetar i LSDM-së i skadoi mandati më 21 mars.

Sipas statutit të partisë, Filipçe dhe Dimitar Kovaçevski ia vazhduan mandatin Zoran Zaevit pas dorëheqjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More