Agjencia Zhurnal.mk

6 vjet më parë u mbajt mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 11 janar – Në qytetin e Prizrenit më 11 janar të vitit 2014 , u mbajt takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo mbledhje e përbashkët që nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u cilësua historike, ndodhi për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.
Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Të dy kryeministrat u pajtuan që të themelojnë edhe një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e hapi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se “ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...