60% e investimeve të huaja të orientuara në patundshmëri – Ekspertët: Nuk ndihmojnë në punësim

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë realizuar 230 milionë euro investime të huaja direkte. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike këto investime janë të destinuar në patundshmëri, të cilat nuk ndikojnë në rritjen e vendeve të punës. Ata thonë se problemet politike janë shkaku i mos tërheqjes së investitorëve të fuqishëm.

Mustafë Kadriaj gjatë një bisede me Ekonomia Online, tha se reale është vlera e këtyre investimeve por që pandemia ka ndikuar mjaftë shumë në këtë mes, duke bërë që edhe investitorët të hezitojnë në kontribute.

“Reale është për faktin se vlera është po aq, por duhet ta bëjmë një krahasim dhe sikurse çdo Qeveri edhe kjo po tenton që të i jep vlerësim vetes akoma pa e dhënë opinioni i gjerë.  Në  këtë rast duhet ta bëjmë edhe një dallim të qartë pasi kemi pasur edhe pandeminë dhe kjo ka ndikuar në çështjen e investimeve të huaja direkt, por edhe disponimi i investitorëve të huaj është jashtëzakonisht i keq në raport me Kosovën ku edhe vet diaspora heziton për shkak të infrastrukturës ligjore”.

“Qeveria aktuale ka jashtëzakonisht shumë punë për të ngritur opinionin nga ana pozitive të bërit biznes në Kosovë për faktin se ende shihet si një vend ku korrupsioni është aktual dhe në këtë drejtim Qeveria ka mjaftë punë, e po ashtu duhet të bëhet një data bazë e sidomos tek pjesa e diasporës që të dinë ata çdo mundësi që Kosova u ofron për të investuar”.

Ai tutje tha se është shumë  e nevojshme që në këtë fazë të pandemisë që jemi të thithen sa më shumë investime dhe të bëhet menaxhimi i duhur i tyre.

Related posts

Takim i Shoqatës së kursimtarëve nga banka “Eurostandard” me Delegacionin e BE-së

D V

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More