Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

60 vjet pas Gagarinit, Rusia ka mbetur pas në garën hapësinore

Një stacion në hënë! Një mision drejt Afërditës! Një gjeneratë e re anijesh hapësinore!

60 vite pasi ish-Bashkimi Sovjetik bëri histori duke lëshuar astronautin Yuri Gagarin në hapësirë, më 12 prill 1961, Rusia vazhdon të ketë shumë ambicie jashtëtokësore, por aftësia e saj për t’i realizuar ato, duket tani më poshtë, në tokë.

Projekt pas projekti është paralajmëruar dhe më pas është shtyrë, ndërsa projektet e mëdha bien viktima të problemeve me financimin apo ngërçeve burokratike. Vëmendja e Kremlinit ndërkohë është e përqendruar te disa sipërmarrje ushtarake më shumë se sa tek eksplorimi i hapësirës.

Një qëllim parësor është ai për të zëvendësuar kapsulën e moshuar tashmë Soyuz, një kalë pune që ka dërguar astronautë në hapësirë që nga vitet 1960 dhe vazhdon të përdoret për udhëtimet në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

I prezantuar fillimisht në vitin 2009, projekti për zëvendësimin e Soyuz është shtyrë vazhdimisht, edhe emri i propozuar për kapsulën e re ka ndryshuar shumë herë, nga federata në Oryol e më pas është propozuar një version më i vogël i quajtur Orlyonok.

“RKK Energia”, kompania që ndërtoi Soyuzin, mori kontratën e zhvillimit të projektit. Duke qëndruar në muzeun e hapësirës që lartëson arritjet sovjetike në hapësirë, shefi i kompanisë, Alexander Kaleri, thotë se kapsula e re do të jetë më e madhe, më e fuqishme dhe më komode se Soyuz.

“Qëllimi është që të bëjmë testimin e parë pa pilot deri në 2023. Për momentin ne po fillojmë duke testuar modelet për kapsulën dhe ky është një proces relativisht i gjatë”, deklaroi Kaleri.

Por Kaleri, që edhe vetë është një kozmonaut veteran ka bërë disa misione në hapësirë dhe ka kaluar muaj të tërë në stacionin hapësinor ndërkombëtar dhe stacionin hapësinor “Mir”, pranon se projekti është ende shumë larg realizimit. E edhe më larg SHBA-së në këtë drejtim. \ tch

Postime të ngjashme

iOS 14.5.1 i bën iPhonet në mënyrë drastike më të ngadalshëm

S.B.

Rregulla të reja WhatsApp: Çfarë duhet të dini?

S.B.

Kontrolluesi DualSense i Sonyt mund të përdoret edhe për lojërat në Apple

S.B.

NASA: Voyager 1 për herë të parë “dëgjoi” zërin e hapësirës ndëryjore

S.B.

Roblox numëron 42 milionë përdorues

S.B.

Pajisjet Apple tani mund të merren edhe me qira

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...