Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

6,102 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Ndryshe, për herë të parë në Kosovë, IKSHPK në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi sero-epidemiologjik bazuar në popullatë, i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (COVID – 19)”.

Ky hulumtim bëhet me qëllim të hulumtimit të shkallës së infeksionit me SARS CoV-2 që përcaktohet nga sero-pozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë.

Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhen sistematikisht dhe të vlerësohet shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën e shëndetit publik dhe politikat e vendimmarrjes.

Postime të ngjashme

Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që të merret seriozisht me situatën e zjarreve në vend

D V

Vatrat e zjarrit, Muhaxheri bën thirrje që mos të vizitohen disa pjesë të bjeshkëve të Rugovës derisa të normalizohet gjendja

D V

Kosova regjistron një viktimë dhe 110 raste me koronavirus

D V

Kurti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

D V

Haziri aktivizon Komisionin e emergjencave kundër zjarreve

D V

Ushtarët letonezë të KFOR-it iu bashkohen banorëve lokal dhe shuajnë një vatër zjarri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...