Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

649 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 98 raste të reja me COVID-19. Derisa që nga 13 marsi e deri më tani numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 16 mijë e 345.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëjnë të ditur se nga virusi korona kanë arritur që të shërohen 14 mijë e 405 persona. Por që krahas kësaj janë 649 të cilët kanë humbur jetën shkak i infektimit me COVID-19.

Ndërsa, 1 mijë e 291 raste janë aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë). Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Më së shumti raste pozitive për 24 orë janë paraqitur në komunën e Prishtinës. Janë 37 raste vetëm në komunën e Prishtinës, ndërsa 10 raste janë në komunën e Vushtrrisë, 9 në Drenas, 6 në Deçan. Po ashtu 6 raste janë shënuar edhe Mitrovicë, derisa 4 raste janë në Fushë Kosovë, 4 në Gjilan, 2 në Podujevë dhe nga një rast janë komuna e Elezit, Istogut, Kamenicës, Klinës, Pejës, Shtimes, Skenderajt dhe Suharekës.

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...